Policia etiopiane zbuloi varrezë masive me 200 kufoma
bota
Policia etiopiane zbuloi varrezë masive me 200 kufoma

Policia etiopiane zbuloi varrezë masive me 200 kufoma

Policia në Etiopi zbuloi varrezë masive në pjesën lindore të vendit me trupa të rreth 200 njerëzve, lajmëroi DPA.

Varreza është zbuluar gjatë hetimit për Abdi Mohamed, ish-president i rajonit kufitar Somali.

Mohamed është i dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndërlidhet me forcat speciale policore, aktive në rajon, për të cilat është e njohur se kanë kryer dhunë. Ai për momentin ndodhet në paraburgim.

Kufomat do të zhvarrosen gjatë 14 ditëve në vijim, kumtoi policia. Ende nuk është e qartë se prej nga janë njerëzit dhe as çka u ka ndodhur.

Autoritetet etiopiane druajnë se qindra njerëz e kanë humbur jetën gjatë trazirave mes disa grupeve etnike në rajonet kufitare lindore në fillim të gushtit.

© ZHURNAL 08.11.2018, 22:19 | T.E. | 430 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Protesta para Qeverisë me moton “Pa drejtësi nuk ka qetësi”

Shkup, 14 nëntor - Me moton “Pa drejtësi nuk ka qetësi” po zhvillohet protestë para godinës së Qeverisë. Organizatorë të protestës janë aktivistet Irena Ristiç dhe Meri Nikollova.

Protesta u paralajmërua nëpër rrjetet sociale kurse organizatorët kanë kërkuar që asaj t’i bashkohen edhe funksionarë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin Zaev i cili dikur ka protestuar bashkë me aktivistët për të kërkuar sundim të së drejtës.

Nisma për protestën në fjalë erdhi pas arratisjes dhe ikjes nga organet e rendit dhe të drejtësisë, të ish kryeministrit Gruevski.

© ZHURNAL 14.11.2018, 18:31 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."