Administratorët shqiptarë nuk avansohen – Mançevski: Larguam mbi 1000 persona nga administrata!
maqedonia
Administratorët shqiptarë nuk avansohen – Mançevski: Larguam mbi 1000 persona nga administrata!

Administratorët shqiptarë nuk avansohen – Mançevski: Larguam mbi 1000 persona nga administrata!

Shkup, 8 nëntor - Në emisioni “Rruga Drejt”, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski ndër të tjera tha se për herë të parë qeveria e LSDM-së ka ulur numrin e nëpunësve të administratës shtetërore me 1 000 persona.

“Nga viti në vit, numri i të punësuarve në sektorin publik vetëm rritej, ndonjëherë pak e ndonjëherë shumë. Në vitin 2017 për herë të parë pas shumë dekadave kemi numër më të vogël të punësuarve në sektorin publik se viti 2016, rreth 1000 më pak. Cili është dallimi? Unë vazhdimisht them se punësime në sektorin publik ka dhe do të ketë, por sipas nevojave të institucioneve e jo sipas nevojave të partive dhe këtu nëse e gjejmë baraspeshën dhe vendosim rend, ne nuk do të kemi probleme dhe numri do të ulet. Unë garantoj, edhe pa dalë raporti dhe para se t’i grumbullojmë shifrat se këtë vit do të kemi më pak se vitin e kaluar. Nëse vazhdojmë në këtë drejtim, do të vijmë deri në atë gjendje që e dëshirojmë”- tha ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.

Ndërkaq, anëtarja e Kuvendit Qendrorë të Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe profesoreshë universitare, Besa Kadriu përball Ministrit Mançevski dhe nënsekretarit të Qeverisë, Tahir Hani kanë debatuar rreth reformave në admnistratën publike dhe shtetërore.

“Aleanca për Shqiptarët këtë problematikë e ka përfshi në programin e saj si një segment shumë i rëndësishëm, por sa i takon situatës aktuale në administratën shtetërore mund të konstatojmë se politizimi i admnistratës në mënyrë permanente është rritur, këtë e ka konstatuar edhe komisioni evropian duke e notuar depolitizimin e administratës si kriterium shumë i rëndësishëm. Edhe në këtu e shprehim këtë shqetësim, sepse shteti është bërë punëdhënësi më i madh në shtet dhe kjo është në kundërshtim me kushtet e BE-së dhe trendeve botërore”, tha Kadriu.

Ajo shtoi se përveç de-politizimit të administratës si shqetësim është edhe fakti se ka shumë punonjës që prej dhjetë vitesh kanë plotsuar kushtet për tu avansuar në bazë të ligjit dhe ende mbeten në shkallën e parë të administratës.

 

© ZHURNAL 08.11.2018, 23:07 | B.L. | 11,110 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

MPB: Nga nesër të obligueshëm zinxhirët dhe përgaditjet dimërore

Shkup, 14 nëntor - Nga nesër hyn në fuqi masa për mbajtjen e përgatitjeve dimërore nëpër vetura, si: zinxhirët, gomat dimërore etj.

Për mos pasjen e këtyre pajisjeve parashikohen gjoba deri në 45 euro ose heqje e poenëve nga libreza e vozitjes.

MPB njofton se nga nesër do të ketë kontrolle të shtuara për kontrollimin e këtyre pajisjeve.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:10 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."