Mësoni nëse do të rriten çmimet e ngrohjes qendrore
kosova
Mësoni nëse do të rriten çmimet e ngrohjes qendrore

Mësoni nëse do të rriten çmimet e ngrohjes qendrore

Prishtinë, 8 nëntor - Çmimi që do ta paguajnë banorët e komunës së Prishtinës, të cilët furnizohen me ngrohje nga ndërmarrja “Termokos”, do të jetë e njëjtë me atë të sezonit të kaluar.

Çmimi për konsumatorët shtëpiakë ka mbetur i pandryshuar edhe pas amendamentimit të marrëveshjes për furnizim me ngrohje mes ndërmarrjes Ngrohja Qendrore “Termokos” dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Në mbledhjen e shtatë, të mbajtur me 15 tetor 2018, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka aprovuar të hyrat e lejuara maksimale (HLM) dhe tarifat për vitin rregullativ/sezonin e ngrohjes 2018-2019 për ndërmarrjen “Termokos”.

HLM-të e aprovuara për “Termokos” janë në vlerë prej 6,619,973 euro dhe tarifat e reflektuara nga këto të hyra, për Termokos” ka rezultuar të jenë për konsumatorët shtëpiakë, 78 centë për metër katror dhe për ata komercialë dhe industrialë 97 centë për metër katror.

Gjatë mbledhjes së tetë të Bordit të ZRrE-së është vendosur që të mos ndryshohen tarifat e energjisë elektrike për amvisëritë dhe të ketë zbritje prej 5 për qind të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët industrialë, komercialë dhe të ndriçimit publik.

Vendimi për zbritje prej 5 për qind të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët industrialë dhe komercialë do të ndikojë edhe në zbritjen e ngrohjes qendrore për këto subjekte.

“Në baza të rregullta periodike NQ “Termokos” i dorëzon në ZRrE-së pasqyrat rregullative, në bazë të të cilave ZRrE-ja ka vendosur që për këtë sezon ngrohës të ketë një zbritje prej rreth 5 për qind për subjektet afariste, që faturohen me matës të energjisë termike, ndërsa tarifat për subjektet banesore, që faturohen me metër katror mbesin të pandryshuara”, ka thënë Afërdita Uka-Fejzullahu.

Vendimi për këto tarifa ka hyrë në fuqi në datën e miratimit nga Bordi i ZRrE-së dhe është duke u zbatuar prej NQ “Termokos” nga data 15 tetor 2018. Këto tarifa do të jenë në fuqi deri në shqyrtimin e ardhshëm tarifor.

Aferdita Uka – Fejzullahu, zëdhënëse në NQ “Termokos” ka thënë se amendamentimi i marrëveshjes për furnizim në mes NQ “Termokos” dhe KEK-ut, i obligon që për çdo vit të bëjnë marrëveshje të re sa i përket çmimit të avullit që merret prej KEK-ut.

“Megjithatë, këto ndryshime të marrëveshjes nuk reflektojnë në çmimin e tarifave të ngrohjes qendrore për metër katror”, ka thënë Uka – Fejzullahu për Kallxo.com.

Marrëveshja për Furnizim me Ngrohje në mes të Korporatës Energjetike të Kosovës është ripërtërirë deri më 15 tetor të vitit 2022. Marrëveshja e parë mes KEK-ut dhe NQ “Termokos” është nënshkruar në vitin 2014 me kohëzgjatje prej 3 viteve.

Dy pikat kryesore të cilat janë amendamentuar në marrëveshjen e re janë zgjatja e afatit të marrëveshjes dhe çmimi i energjisë termike.

Në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2014, tarifat për ngrohje i janë referuar çmimit të energjisë elektrike.

Atëkohë KEK-u nuk ka qenë i derregulluar por ka qenë i rregulluar prej ZRrE-së dhe tarifa e gjenerimit të energjisë elektrike për KEK-un është përcaktuar nga ZRrE-ja.

Ajo marrëveshje i ka pasur dy komponentë, komponentin për kapacitet dhe për sasi të energjisë.

Me liberalizim të tregut KEK-ut nuk i rregullohet më çmimi prej ZRrE-së kështu që çmimi i referohet çmimit të cilin tash e merr Furnizuesi i Shërbimit Universal (FShU – KESCO).

Ky çmim ndryshon sa herë që ndryshon çmimi i marrëveshjes së KEK-ut me FShU-në.

© ZHURNAL 08.11.2018, 09:36 | Xh.I. | 323 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Bekteshi një ndër ministrat më të pasur në qeverinë e Zaevit

Shkup, 14 nëntor – Zhaklina Haxhi Zafirova nga Qendra e gazetarisë hulumtuese gjatë pranisë së saj në Studio1 ka zbuluar të rejat lidhur me platformën PEP (politically exposed person).

Projekt ky i financuar nga ambasada amerikane për gazetarët dhe për qytetarët që të sigurojë informacione të besueshme për funksionarët. Ueb platforma do jetë bazë e të dhënave për atë se cka disponojnë, niveli i familjes më të ngushtë, nëse janë të involvuar në ndonjë biznes, pasuria personale, nëse janë aksioner dikundi, me një fjalë të gjitha të dhënat të cilat i kanë deklaruar në Agjencinë për deklarim të pasurisë. Të dhënat do të azhurohen në nivel javor dhe do të përfshihen të gjitha storiet hulumtuese.

Haxhi Zafirova deklaroi se për momentin po skenohen 146 persona, deputet e ministra e më pas edhe kryetar komunash. Ministri më i pasur momentalisht është Koco Angjushev e më pas në top 6 e tyre jane edhe Kreshnik Bekteshi, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev etj.

© ZHURNAL 14.11.2018, 22:55 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."