Në aeroportin e Shkupit pritet udhëtari i dy miliontë
ekonomi
Në aeroportin e Shkupit pritet udhëtari i dy miliontë

Në aeroportin e Shkupit pritet udhëtari i dy miliontë

Shkup, 5 dhjetor – Ivana Nikolloska nga Prilepi, e cila jeton në Melburn, është udhëtarja e dy miliontë në Aeroportin e Shkupit.

Ajo paradite arriti nga Doha me aeroplanin e “Katar Eruejs”, ndërsa në aeroport u prit nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, Drejtori Ekzekutiv i TAV Maqedoni Alper Ersoj dhe përfaqësues nga kompania.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat Nikollovska tha se vjen në Maqedoni për festat e ardhshme dhe se është e suprizuar dhe e lumtur që pikërisht ajo është udhëtarja e dy miliontë.

“Kjo me të vërtetë është një surprizë e madhe. Jam shumë e lumtur që unë jam udhëtarja e përzgjedhur. Shpresoj se numri do të rritet në të ardhmen”, tha Nikolloska.

Me orarin dimëror të fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup funksionojnë 37 linja të rregullta ajrore në 35 destinacione.

© ZHURNAL 05.12.2018, 11:10 | D.J. | 20,844 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Një kroat mashtroi një tetovar duke ia vjedhur 40 mijë euro!

Shkup, 14 dhjetor – Një qytetar nga Tetova humbi 40.000 euro me të cilat donte të blejë makina nga Italia, pasi u mashtruar nga një kroat, i cili deklarohej si pronar i kompanisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan "Zhurnal".

Policia e Tetovës e ka akzuuar personin M.K. (38) nga Kroacia për mashtrim të veprës penale. Sipas policisë A.G. (34) nga fshati Strimnicë i Tetovës, menaxher i kompanisë nga Strimnica, muajin e kaluar njoftoi se është mashtruar. Biznesmeni shpjegoi se më parë kishte kontaktuar me një person të panjohur, i cili është paraqitur si pronar i një firme në Milano të Italisë.

Banori nga Tetova ishte i interesuar të blejë makineri pune dhe më 26 nëntor 2018 ai dërgoi përfaqësuesin e tij në Itali, të cilit iu prezantuan makinat e punës. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i firmës nga Tetova i ka dhënë 8,000 euro si kapar, kurse si garancë iu është dhënë një fotokopje e letërnjoftimit të një personi nga Kroacia.

Pasi janë dakorduar për çmimin, A.G. i ka paguar edhe 32,000 euro firmës në Itali, por më pas M.K. i ndërpreu të gjitha kontaktet me qytetarin nga Tetova , kurse makineritë nuk iu dorëzuan atij.

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:39 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."