Aprovohet projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta
kosova
Aprovohet projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Aprovohet projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Prishtinë, 5 dhjetor - Komisioni për Buxhet dhe Financa i ka dhënë “bekimin” projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve 1990-të.

Me këtë rast, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se e kanë futur këtë projektligj në buxhetin e vitit 2019, por se shtoi se ky projektligj e ngarkon buxhetin e Kosovës.

“Kur jemi të çështjet sociale duhet të bëjmë më shumë kujdes sepse kështu po e dëmtojmë buxhetin tonë. Duhet me pas kujdes sa mundemi t’i  financojmë çështjet e tilla, megjithatë drafti i ri i cili nuk është i njëjtë si ai që ka kaluar në lexim të parë është komplet tjetër dhe komisioni i Arsimit ka bërë mirë që i ka ndarë në 9 kategori dhe jo vetëm në 2 siç ishte në fillim”, tha Hamza.

Megjithatë ai shtoi se ka frikë që pas mësimdhënësve do të kërkojnë edhe kategoritë e tjera kompensim të njëjtë.

Kurse, kryetari i komisionit, Lumir Abdixhiku tha se nuk e mbështetë këtë projektligj pasi sipas tij nuk ka të bëjë me varfërinë në përgjithësi po për individë të caktuar.

“Nuk e mbështes këtë për politika sociale sepse nuk e kanë target varfërinë por individët për çështje tjera. Nuk e mbështes sepse kjo është çështje parimore e imja, sepse edhe prindërit e mi kanë qenë por se mbështes. Ky është veç fillimi dhe siç tha ministri nga të gjitha sindikatat e tjera do të ketë kërkesa të tilla, por mendoj se Kosovës i duhet një riorganizim i skemave sociale”, tha Abdixhiku.

Anëtarja e këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje njëherësh edhe anëtare e Komisionit për Arsim,  Arbërie Nagavci tha se ky pension ju takon mësimdhënësve që të ju shpaguhet mundi.

“Pavarësisht presionit ky është premtim elektoral që e ka bërë kryeministri dhe sindikatat e kanë kërkuar atë që i është premtuar, por drafti i ri është më i mirë se drafti qe ka kaluar në lexim të parë”, tha Nagavci, raporton kallxo.com

Ndryshe, ky projektligj për mësimdhënësit është njëri ndër ligjet më të përfolura të këtij viti.

Ky madje kishte sjellur edhe reagime nga ana e ndërkombëtarëve. BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar patën deklaruar se ky ligj ka implikime buxhetore.

Në fillim përfituesit ishin ndarë në dy kategori: 5 dhe 10 vite, por pas miratimit të leximit të parë në Kuvend, komisioni për Arsim kishte vendosur që ta ndajë në 9 kategori.

© ZHURNAL 05.12.2018, 15:28 | Xh.I. | 1,009 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Ramiz Merko ndriçon Strugën për festa!

Shkup, 14 dhjetor - Fotografi Faton Murati ka postuar në rrjetin e tij në Facebook, një foto e cila tregon qytetin e Strugës me dekoret e festave të fundvitit. Kjo foto ka kapur momentin e shpërthimit të fishekzjarreve dhe dekorin e Strugës, me pemën e Vitit të ri dhe dritat vezulluese të vendosura nga Komuna e Strugës. 

© ZHURNAL 14.12.2018, 21:11 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."