Gjermanët dhe kinezët bashkojnë forcat për veturat e vogla elektrike urbane
auto
Gjermanët dhe kinezët bashkojnë forcat për veturat e vogla elektrike urbane

Gjermanët dhe kinezët bashkojnë forcat për veturat e vogla elektrike urbane

Tri prototipa të automjeteve elektrike për lëvizshmëri në të ardhmen, të zhvilluara nga BASF gjermane dhe Qendra për Kërkimin dhe Zhvillimin e GAC të Kinës, u prezantuan në Ekspozitën Ndërkombëtare të Automobilave në qytetin kinez të Guangzhou.

Bëhet fjalë për një dizajn futurist me dy ulëse të quajtura 2US, 2U dhe 2ALL, të cilat, siç njoftohet nga dy kompanitë, plotësojnë nevojat e shoferëve të ndryshëm, qofshin shtetas të moshuar, shoferë apo fillestar, transmeton KosovaPress.Modeli 2US, ndër të tjera, ofron ulëse të radhës deri në 90 gradë, prototipi i 2U është i veçantë për ndenjësen e ndarjes transparente dhe 2ALL është i lehtë për t'u përdorur dhe i lirë për të ruajtur.   

Për shoferët do të ofrohet mundësia për të shijuar zgjidhje novatore të pastrimit të ajrit, materialeve të ulëseve të fundit, platformave mekanike me cilësi të lartë dhe baterive më të fundit për automjetet elektrike, dhe çdo makinë është projektuar me idenë se mund të përdoret në sistemin e ashtuquajtur - "share car". Është njoftuar gjithashtu se kjo është hera e parë që BASF bashkëpunon me një prodhues kinez në zhvillimin e një makine prototip.

© ZHURNAL 06.12.2018, 10:12 | Z.H. | 1,975 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Një kroat mashtroi një tetovar duke ia vjedhur 40 mijë euro!

Shkup, 14 dhjetor – Një qytetar nga Tetova humbi 40.000 euro me të cilat donte të blejë makina nga Italia, pasi u mashtruar nga një kroat, i cili deklarohej si pronar i kompanisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan "Zhurnal".

Policia e Tetovës e ka akzuuar personin M.K. (38) nga Kroacia për mashtrim të veprës penale. Sipas policisë A.G. (34) nga fshati Strimnicë i Tetovës, menaxher i kompanisë nga Strimnica, muajin e kaluar njoftoi se është mashtruar. Biznesmeni shpjegoi se më parë kishte kontaktuar me një person të panjohur, i cili është paraqitur si pronar i një firme në Milano të Italisë.

Banori nga Tetova ishte i interesuar të blejë makineri pune dhe më 26 nëntor 2018 ai dërgoi përfaqësuesin e tij në Itali, të cilit iu prezantuan makinat e punës. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i firmës nga Tetova i ka dhënë 8,000 euro si kapar, kurse si garancë iu është dhënë një fotokopje e letërnjoftimit të një personi nga Kroacia.

Pasi janë dakorduar për çmimin, A.G. i ka paguar edhe 32,000 euro firmës në Itali, por më pas M.K. i ndërpreu të gjitha kontaktet me qytetarin nga Tetova , kurse makineritë nuk iu dorëzuan atij.

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:39 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."