Ekspertët nuk janë të sigurt se a vret pagjumësia
medicina
Ekspertët nuk janë të sigurt se a vret pagjumësia

Ekspertët nuk janë të sigurt se a vret pagjumësia

Ekspertët nuk janë të sigurt se a vret pagjumësia Një rishikim i studimeve të mëparshme tregon se pagjumësia nuk mund të rrisë rrezikun e vdekjes, por ekspertët e tjerë të gjumit nuk pajtohen me gjetjet.

 

Hulumtuesit grumbulluan të dhëna nga 17 studime të mëparshme, në një meta-analizë. Së bashku, studimet mbuluan pothuajse 37 milionë njerëz, rreth 10 për qind e tyre kishin pagjumësi, njofton Klan Kosova.

 

Studimet i ndoqën njerëzit mes dy dhe 28 vjet, me një ndjekje mesatare prej 11.6 vjetësh, studiuesit zbuluan se rreziku i vdekjes gjatë periudhës së studimit ishte i ngjashëm me njerëzit me dhe pa simptoma të pagjumësisë.

 

Ky studim zbuloi se njerëzit me pagjumësi të vazhdueshme, gjashtë ose më shumë vjet  kishin një rrezik më të madh të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ose të mushkërive ose nga ndonjë shkak, krahasuar me njerëzit pa pagjumësi. Studimi përfshiu 1.409 njerëz dhe i ndoqi ato për 20 vjet.

 

Studiuesit e tjerë kanë shqyrtuar këtë lloj ndryshimi në atë se si njerëzit i përgjigjen humbjes së gjumit, edhe pse nuk janë të sigurt se çfarë qëndron pas saj.

© ZHURNAL 06.12.2018, 11:20 | Z.H. | 199 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Mogherini i fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perendimor

Bruksel, 14 dhjetor - Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Në takimin e 19 dhjetorit, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.

“Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perendimor” thuhet në njoftim.

Komisioni Evropian, në shkurt, miratoi strategjinë për Ballkanin Perendimor, ndërkaq në samitin me BE-në në Sofje,në muajin maj, u mblodhën gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor, për herë të parë pas 15 vjetëve.

Në takimin e 19 dhjetorit do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:24 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."