Ka ndërruar jetë Ljubisha Georgievski
kronika
Ka ndërruar jetë Ljubisha Georgievski

Ka ndërruar jetë Ljubisha Georgievski

Shkup, 6 dhjetor - Sot, në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë regjisori Ljubisha Georgievski.

Informacionin e bëri të ditur ish-drejtori i Teatrit të Dramës, Robert Veljanovski në profilin e tij në Facebook.

Georgievski lindi në Manastir në vitin 1937, ai ishte kandidat për president të Maqedonisë në vitin 1994, ishte ambasador në Bullgari si dhe kryetar i Kuvendit në vitin 2006-2008.

© ZHURNAL 06.12.2018, 10:25 | Xh.I. | 2,147 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Mogherini i fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perendimor

Bruksel, 14 dhjetor - Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Në takimin e 19 dhjetorit, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.

“Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perendimor” thuhet në njoftim.

Komisioni Evropian, në shkurt, miratoi strategjinë për Ballkanin Perendimor, ndërkaq në samitin me BE-në në Sofje,në muajin maj, u mblodhën gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor, për herë të parë pas 15 vjetëve.

Në takimin e 19 dhjetorit do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:24 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."