ANALISTËT PËR ZHURNAL Marrëveshja e Prespës "bie në ujë" nëse nuk miratohet edhe në Parlamentin grek
maqedonia
Analistët për Zhurnal Marrëveshja e Prespës "bie në ujë" nëse nuk miratohet edhe në Parlamentin grek

Analistët për Zhurnal Marrëveshja e Prespës "bie në ujë" nëse nuk miratohet edhe në Parlamentin grek

Shkup, 6 dhjetor - Procesi i ndryshimeve Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës duhet të mbyllen me miratimin e tyre edhe nga Parlamenti grek, në të kundërtën e gjithë Marrëveshja e Prespës dhe përpjekjet e deritanishme bien në "ujë", shkruan Zhurnal.

Profesori universitar, Mersim Maksuti në një prononcim për Zhurnal thotë se nëse Marrëveshja e Prespës nuk miratohet në Parlamentin grek, atëherë ndryshimet Kushtetuese që pritet të hyjnë në fuqi së shpejti në Republikën e Maqedonisë nuk do të jenë në fuqi.

"Nëse nuk ratifikohet Marrëveshja e Prespës në Parlamentin grek, atëherë as ndryshimet e miratuara Kushtetuese që priten të ndodhin shpejt në Kuvendin e Maqedonisë nuk do të jenë në fuqi, nuk do të vlejnë më dhe çdo gjë do të kthehet si më parë. Ndaj mendimin se edhe Parlamenti grek do të arrijë votat e nevojshme dhe vullnetin politik për ta votuar këtë Marrëveshje", deklaroi për Zhurnal, Mersim Maksuti, profesor universitar.

Por, shton mëtej, profesor Maksuti, më brengos fakti se në debatin publik të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë me ekspertë asnjë nuk ish nga fusha e së drejtës Kushtetuese, ndërsa disa prej tyre as që ishin juristë, e kam fjalën në rradhë të parë nga rradhët e ekspertëve shqiptarë.

Nga ana tjetër historian Arben Llalla thekson se edhe nëse Marrëveshja nuk nënshkruhet nga Greqia, Maqedonia do vazhdojë të njihet si FYROM.

"Zyrtarisht në OKB Maqedonia njihet si FYROM, pra nuk ka emër tjetër sot për sot. Edhe nëse Marrëveshja nuk nënshkruhet nga Greqia, Maqedonia do vazhdojë të njihet si FYROM në OKB. Telashe Maqedonia do ketë ekonomi dhe politikë të brendëshme të brisht. Por jo ndonjë ndarje apo shkaterim. Pra, do vazhdojë kështu siç është që prej viteve 1990", deklaroi për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

© ZHURNAL 06.12.2018, 11:30 | D.J. | 5,344 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Ramiz Merko ndriçon Strugën për festa!

Shkup, 14 dhjetor - Fotografi Faton Murati ka postuar në rrjetin e tij në Facebook, një foto e cila tregon qytetin e Strugës me dekoret e festave të fundvitit. Kjo foto ka kapur momentin e shpërthimit të fishekzjarreve dhe dekorin e Strugës, me pemën e Vitit të ri dhe dritat vezulluese të vendosura nga Komuna e Strugës. 

© ZHURNAL 14.12.2018, 21:11 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."