Microsoft ridizajnon aplikacionin Outlook në iOS
teknologji
Microsoft ridizajnon aplikacionin Outlook në iOS

Microsoft ridizajnon aplikacionin Outlook në iOS

Microsoft solli një mori përditësimesh për aplikacionin Outlook në iOS ditën e sotme i cili vjen pak javë pasi kompania zbuloi ridizajnimin e ikonave të Office dhe planeve për të bërë të njëjtën gjë me Windows 10-ën.

Outlook për platformat mobile do të jetë ndër të parët që merr ikonën e re filluar me iPhone dhe iPad.

Megjithatë ikona është vetëm fillimi i një ridizajnimi madhor.

Në të vërtetë krejt aplikacioni ka pësuar një ridizajnim me germa më të theksuara dhe ngjyra të cila e dallojnë aplikacionin nga të tjerët.

Syprina e aplikacionit ndryshon madhësi nëse zhvendosni mëposhtë duke liruar hapësirën dhe eliminuar elementet e panevojshëm vizualë.

Aplikacioni sjell edhe një ikonë kalendari të animuar dhe përmirësime të tjera vizuale.

Microsoft lançoi Outlook dhe Android pothuajse katër vite më parë pasi bleu aplikacionin Acompli.

Përditësimi i fundit sigurohet se aplikacioni nuk do të ngelet pas. /PCWorld Albanian

© ZHURNAL 06.12.2018, 12:08 | Z.H. | 300 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Mogherini i fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perendimor

Bruksel, 14 dhjetor - Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Në takimin e 19 dhjetorit, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.

“Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perendimor” thuhet në njoftim.

Komisioni Evropian, në shkurt, miratoi strategjinë për Ballkanin Perendimor, ndërkaq në samitin me BE-në në Sofje,në muajin maj, u mblodhën gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor, për herë të parë pas 15 vjetëve.

Në takimin e 19 dhjetorit do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:24 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."