Vuçiq: Thaçi pagoi para të majme për t’u ulur pranë Merkel, në ceremoninë e Bushit
kosova
Vuçiq: Thaçi pagoi para të majme për t’u ulur pranë Merkel, në ceremoninë e Bushit

Vuçiq: Thaçi pagoi para të majme për t’u ulur pranë Merkel, në ceremoninë e Bushit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot  se homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi ka paguar para të majme për të siguruar një vend dhe ulëse të mirë në Paris, muajin e kaluar, por edhe në varrimin e presidentit George H.W. Bush, të mërkurën në Amerikë.

Ai, siç përcjellë klankosova.tv,  ka shtuar se po të mos e bënte këtë gjë, Thaçi do ta kishte të pamundur të ulej, sidomos dje, mes kancelares gjermane dhe presidentit polak.

“Bëhet fjalë për para të majme që i paguajnë të dërguarit e tij, e jo ‘kuazi’ shteti i tij. Para së gjithash ata nga New York-u, por edhe nga Zvicra, Gjermania, Italia..”, ka thënë ai në një intervistë për Tv Pink, transmeton klankosova.tv.

“Të mos keni iluzione se diçka tjetër është në pyetje. Paramendojeni Thaçin – një luftëtar i njohur për të drejtat e njeriut – ta ketë merituar me diçka tjetër ulësen ngjitur me Merkelin”.

Megjithatë, serbi ka lënë të hapur edhe një mundësi tjetër për atë se si iu bë e mundur Thaçit të sigurojë këto ulëse kaq të rëndësishme në Francë e Amerikë. Sipas tij, ndoshta dikush i “fuqishëm” po i ndihmon atij, duke përfaqësuar interesat e Prishtinës, por ka përfunduar se është i bindur që kjo nuk është e vërtetë./klankosova.tv/.

© ZHURNAL 06.12.2018, 11:13 | Xh.I. | 973 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Një kroat mashtroi një tetovar duke ia vjedhur 40 mijë euro!

Shkup, 14 dhjetor – Një qytetar nga Tetova humbi 40.000 euro me të cilat donte të blejë makina nga Italia, pasi u mashtruar nga një kroat, i cili deklarohej si pronar i kompanisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan "Zhurnal".

Policia e Tetovës e ka akzuuar personin M.K. (38) nga Kroacia për mashtrim të veprës penale. Sipas policisë A.G. (34) nga fshati Strimnicë i Tetovës, menaxher i kompanisë nga Strimnica, muajin e kaluar njoftoi se është mashtruar. Biznesmeni shpjegoi se më parë kishte kontaktuar me një person të panjohur, i cili është paraqitur si pronar i një firme në Milano të Italisë.

Banori nga Tetova ishte i interesuar të blejë makineri pune dhe më 26 nëntor 2018 ai dërgoi përfaqësuesin e tij në Itali, të cilit iu prezantuan makinat e punës. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i firmës nga Tetova i ka dhënë 8,000 euro si kapar, kurse si garancë iu është dhënë një fotokopje e letërnjoftimit të një personi nga Kroacia.

Pasi janë dakorduar për çmimin, A.G. i ka paguar edhe 32,000 euro firmës në Itali, por më pas M.K. i ndërpreu të gjitha kontaktet me qytetarin nga Tetova , kurse makineritë nuk iu dorëzuan atij.

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:39 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."