Shorti i Evropianit U-17: Këta janë kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës
sport
Shorti i Evropianit U-17: Këta janë kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Shorti i Evropianit U-17: Këta janë kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Gjithçka është zbardhur sot, në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, ku është hedhur edhe shorti përkatës. Gjithsej, janë 13 grupe me nga 4 skuadra secili.

Shqipëria ka rënë në grupin e tetë, së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kujtojmë se turneu “Qualifying Round”, mosha U-17, do të zhvillohet në Portugali, në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019. Kosova U-17 është shortuar në grupin 12, së bashku me Holandën, Slloveninë dhe Uellsin.

Sa i përket skemës së kualifikueseve, duhet pasur parasysh: Do të kualifikohen nga raundi kualifikues për në “Elote Round” 30 përfaqësuese. 26 skuadrat, që do të renditen të parat dhe të dytat, në grupet e tyre respektive, si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet, do të kalojnë në “Elite Round”. /TeleSport/


© ZHURNAL 06.12.2018, 11:02 | Xh.I. | 399 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Mogherini i fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perendimor

Bruksel, 14 dhjetor - Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Në takimin e 19 dhjetorit, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.

“Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perendimor” thuhet në njoftim.

Komisioni Evropian, në shkurt, miratoi strategjinë për Ballkanin Perendimor, ndërkaq në samitin me BE-në në Sofje,në muajin maj, u mblodhën gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor, për herë të parë pas 15 vjetëve.

Në takimin e 19 dhjetorit do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:24 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."