Asnjë lojtar i Real Madridit s’është madje as në top 232 të parët për Këpucën e Artë
sport
Asnjë lojtar i Real Madridit s’është madje as në top 232 të parët për Këpucën e Artë

Asnjë lojtar i Real Madridit s’është madje as në top 232 të parët për Këpucën e Artë

Momentalisht, Real Madridi nuk ka asnjë lojtarë në listën e 232 lojtarëve në garë për Këpucën e Artë.

Boshllëku i madh që ka lënë Cristiano Ronaldo në Real Madrid pas largimit të tij është i dukshëm, transmeton Gazeta Express.

Ylli portugez rregullisht ka qenë në këtë garë sa ishte në Real Madrid, dhe është në garë përsëri edhe  këtë vit me Juventusin, mirëpo në këtë stinor Real Madridi nuk ka asnjë lojtarë në renditjen prej 232 lojtarëve.

I pari është Kylian Mbappe deri më tani me 12 gola, kurse Cristiano Ronaldo deri më tani i ka 10 gola në Serie A me “Zonjën e Vjetër”.

Lojtari me më së shumti gola në Real Madrid është Karim Benzema me pesë gola, i cili pozicionohet në vendin e 233-të, ndera Sergio Ramos me katër gola tregon për problemet që ka klubi mbretëror me sulmin në këtë stinor.

© ZHURNAL 06.12.2018, 11:03 | Xh.I. | 340 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Një kroat mashtroi një tetovar duke ia vjedhur 40 mijë euro!

Shkup, 14 dhjetor – Një qytetar nga Tetova humbi 40.000 euro me të cilat donte të blejë makina nga Italia, pasi u mashtruar nga një kroat, i cili deklarohej si pronar i kompanisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan "Zhurnal".

Policia e Tetovës e ka akzuuar personin M.K. (38) nga Kroacia për mashtrim të veprës penale. Sipas policisë A.G. (34) nga fshati Strimnicë i Tetovës, menaxher i kompanisë nga Strimnica, muajin e kaluar njoftoi se është mashtruar. Biznesmeni shpjegoi se më parë kishte kontaktuar me një person të panjohur, i cili është paraqitur si pronar i një firme në Milano të Italisë.

Banori nga Tetova ishte i interesuar të blejë makineri pune dhe më 26 nëntor 2018 ai dërgoi përfaqësuesin e tij në Itali, të cilit iu prezantuan makinat e punës. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i firmës nga Tetova i ka dhënë 8,000 euro si kapar, kurse si garancë iu është dhënë një fotokopje e letërnjoftimit të një personi nga Kroacia.

Pasi janë dakorduar për çmimin, A.G. i ka paguar edhe 32,000 euro firmës në Itali, por më pas M.K. i ndërpreu të gjitha kontaktet me qytetarin nga Tetova , kurse makineritë nuk iu dorëzuan atij.

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:39 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."