Gjykata ua vazhdon paraburgimin të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
kosova
Gjykata ua vazhdon paraburgimin të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjykata ua vazhdon paraburgimin të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prishtinë, 6 dhjetor - Gjykata e Apelit e Kosovës ua ka zgjatur masën e paraburgimit të pandehurve, N.S dhe M.R, të dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe të pandehurit D.M për veprën “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka kthyer në rivendosje çështjen e caktimit të masës se paraburgimit në rastin e tre të dyshuarve, të cilët do të mbesin në paraburgim edhe më tutje,  derisa gjykata e shkalles se parë të marr një vendim të ri, raporton lajmi.net.

Në njoftimin e Gjykatës së Apelit thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë me një aktvendim të datës 24.11.2018, ua ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve N.S., M.R. dhe D.M., në kohëzgjatje prej një muaji.

“Dy të parëve për shkak të dyshimit të bazuar së kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 lidhur me nenin 33 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa të pandehurit D.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 433  i po të  këtij kodi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkalles së parë nuk ka dhënë arsye të çarta lidhur me faktet vendimtare, përkitazi me dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat janë duke u hetuar, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të  Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

“Andaj aktvendimi i shkalles se parë është dashtë të anulohet, ndërsa në rivendosje gjykata themelore duhet t’i kërkoj prokurorisë që kërkesës për caktimin e paraburgimit t’ia bashkëngjisë të gjitha provat në të cilat thirret ajo, e që kanë të bëjnë sidomos me dyshimin e bazuar, ndërsa gjykata pasi të vlerësoj dhe të paraqes konkludimet e saja për secilën, të marr vendim për heqjen ose caktimin e masës së paraburgimit, duke dhënë arsye të çarta dhe konkrete për secilën bazë ligjore”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

© ZHURNAL 06.12.2018, 13:10 | Xh.I. | 256 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Manifestim i mbrëmjes së maturës në kolegjin “Jahja Kemal” në Strugë

Strugë, 14 dhjetor – Manifestimi i mbrëmjes së maturës për të shtatën herë me rradhë është organizuar vikendin e kaluar në hapësirat e kolegjit Jahja Kemal në Strugë e në këtë manifestim të pranishëm kanë qenë nxënësit e vitit të katërt, profesor dhe shumë personalitete publike nga Struga. Nxënësit maturant para manifestimit ju është mbajtur trajnim se sit ë sillen në manifestime formale të tilla dhe protokollare. Evenimentin e kanë pasuruar edhe me pjesën zbavitëse ku nxënësit e shkollës që kanë formuar një bend kanë bërë muzikë xhaz.

Ideja për këtë eveniment është dhënë nga vet shkolla që para shtatë viteve në bashkëpunim me qytetin e Strugës duke realizuar kështu me shumë sukses. Nxënësit i ka pritur organizatori që është profesor nga shkencat shoqërore. Gjithë pjesëmarësit kanë respektuar kodin e veshjes që është karakteristik për këto lloj manifestime. Sipas udhëheqësisë së shkollës, ky është manifestim shumë i rëndësishëm për shkak se një numër i madh i nxënësve sipas statistikave vazhdojnë mësimin jashtë shtetit dhe janë shumë personalitete të njohura dhe të suksesshme në sferën e biznesit si në vend ashtu edhe jashtë.

 

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:59 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."