Sektori i turizmit kundër tatimit progresiv
ekonomi
Sektori i turizmit kundër tatimit progresiv

Sektori i turizmit kundër tatimit progresiv

Shkup, 6 dhjetor - Paralajmërimet për futjen e tatimit progresiv dhe politikat e reja tatimore do të ndikojnë negativisht në turizmin, vlerësojnë nga sektori i turizmit. Dekani i Fakultetit të Turizmit në Ohër, Cvetko Andreeski thotë se është e nevojshme të mendohet edhe një herë para se tatimi i ri të hyjë në fuqi.

    Mendoj se ajo që tani po jepet si ligj për ndryshimin e sferës së tatimeve do të ndikojë keq sidomos në pjesën e turizmit dhe hoteleve, por sidomos me akomodimin privat, sepse për qiranë ndryshohet norma tatimore për 50% ndërsa zvogëlohet pjesa e kostove të pranuara prej 30%. Kjo do të jetë një goditje për qiradhënësit privat që janë në një shkallë të madhe sidomos në rajonin planor Jugperëndimor” –  tha Cvetko Andreevski – Dekani i Fakultetit të Turizmit

    Të gjithë këto reforma do ta vështirësojnë punën e firmave dhe praktikisht ato rregullore sjellin detyrime shtesë për vetë kompanitë. Ato nuk vlejnë sipas sektorit, por vlejnë për të gjitha subjektet afariste. Ne, si një sistem i Odave së bashku dolëm me qëndrimin që reforma tatimore të shtyhet për 5 vjet” – u shpreh Ljubomir Dimovski, Përfaqësues i komunitetit të biznesit

Përveç kësaj, kërkohet që shteti të jep subvencione në disa segmente të turizmit. Modeli ekzistues i mbulon vetëm operatorët turistik që sjellin turistë të huaj.

    Për një periudhë të gjatë po përpiqemi të ndryshojmë këtë model të subvencionimit dhe subvencionimin veçanërisht ta ndjerë hotelierët. Ajo që për ne është me rëndësi, objektet hotelierike për prenotime dhe restorante hotelierike duhet të përfshihen në subvencionim” – theksoi Danijela Mihajlovska Vasilevski – Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Për rëndësinë e sektorit turistik tregojnë edhe të dhënat e fundit, sipas të cilave, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, turistët kanë shpenzuar pothuajse 65 milionë dollarë për udhëtime në Maqedoni, që është për 26.5% më shumë se vitin e kaluar. Të dhënat u publikuan në forumin për zhvillim strategjik të turizmit që u mbajt në Ohër.

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:34 | Xh.I. | 909 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Manifestim i mbrëmjes së maturës në kolegjin “Jahja Kemal” në Strugë

Strugë, 14 dhjetor – Manifestimi i mbrëmjes së maturës për të shtatën herë me rradhë është organizuar vikendin e kaluar në hapësirat e kolegjit Jahja Kemal në Strugë e në këtë manifestim të pranishëm kanë qenë nxënësit e vitit të katërt, profesor dhe shumë personalitete publike nga Struga. Nxënësit maturant para manifestimit ju është mbajtur trajnim se sit ë sillen në manifestime formale të tilla dhe protokollare. Evenimentin e kanë pasuruar edhe me pjesën zbavitëse ku nxënësit e shkollës që kanë formuar një bend kanë bërë muzikë xhaz.

Ideja për këtë eveniment është dhënë nga vet shkolla që para shtatë viteve në bashkëpunim me qytetin e Strugës duke realizuar kështu me shumë sukses. Nxënësit i ka pritur organizatori që është profesor nga shkencat shoqërore. Gjithë pjesëmarësit kanë respektuar kodin e veshjes që është karakteristik për këto lloj manifestime. Sipas udhëheqësisë së shkollës, ky është manifestim shumë i rëndësishëm për shkak se një numër i madh i nxënësve sipas statistikave vazhdojnë mësimin jashtë shtetit dhe janë shumë personalitete të njohura dhe të suksesshme në sferën e biznesit si në vend ashtu edhe jashtë.

 

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:59 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."