Adresari Kombëtar i Gjendjes Civile, Lleshaj mbledh Prefektet e drejtuesit e policisë
shqiperia
Adresari Kombëtar i Gjendjes Civile, Lleshaj mbledh Prefektet e drejtuesit e policisë

Adresari Kombëtar i Gjendjes Civile, Lleshaj mbledh Prefektet e drejtuesit e policisë

Tiranë, 6 dhjetor - Ministri Lleshaj takim me përgjegjësit e Gjendjes Civile dhe strukturat e Policisë, për adresarin e shtetasve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim pune me Prefektët, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët Vendore të Policisë, si dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Ministri është ndalur në problematikën e mungesës së përcaktimit të saktë të adresave për shtetasit shqiptarë, apo përdorimin e kodeve 999, 888 e 000.

Lleshaj ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për koordinimin e punës nga të gjitha hallkat përgjegjëse, nën vëmendjen e Prefektëve të Qarqeve dhe strukturave vendore të Policisë, në mënyrë që të përshpejtohet puna në të gjithë vendin për identifikimin dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile.

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:09 | Xh.I. | 234 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Mogherini i fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perendimor

Bruksel, 14 dhjetor - Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Në takimin e 19 dhjetorit, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm, ka njoftuar Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian.

“Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perendimor” thuhet në njoftim.

Komisioni Evropian, në shkurt, miratoi strategjinë për Ballkanin Perendimor, ndërkaq në samitin me BE-në në Sofje,në muajin maj, u mblodhën gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor, për herë të parë pas 15 vjetëve.

Në takimin e 19 dhjetorit do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:24 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."