Protestë kundër ndotjes së ajrit në Manastir
maqedonia
Protestë kundër ndotjes së ajrit në Manastir

Protestë kundër ndotjes së ajrit në Manastir

Manastir, 6 dhjetor - Ndotja e ajrit në Maqedoni ka qenë temë gjatë ditëve të kaluara për shkak të ndotjes së madhe të ajrit. Shkupi ishte në top 10 e parë i qyteteve më të ndotura në botë, por po ashtu edhe në qytetet tjera të Maqedonisë ndotja e ajrit tejkalon kufirin në më shumë raste.

 

Qytetarët e Manastirit kanë zgjedhur protestën si mjet për të shprehur revoltën ndaj ndotjes së ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

Organizatorët e protestës, mes tjerash në protestë thanë numri i qytetarëve të Manastirit që sëmuren për shkak të ndotjes së ajrit është dy fish në krahasim me nivelin e përgjithshëm ndërsa fëmijët secilën ditë po sëmuren për shkak të ndotjes së ajrit. Ata thanë se ndotja e ajrit në Manastir është mbi të lejuarën për secilën ditë, duke shtuar se as qeverisja e kaluar as kjo e tanishme nuk ndërmerr asgjë për zgjidhjen e problemit me ajrin.

Ditëve të fundit, qytetet e Maqedonisë kanë qenë të ndotura. Ambasada e fëmijëve “Megjashi” bëri thirrje të lëshohen fëmijët nga arsimi dhe nga çerdhet për shkak të ndotjes së ajrit. Pushteti në anën tjetër, thotë se po ndërmerr masa për të zbutur problemin e ajrit të ndotur nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe duke vendosur si prioritet kryesor qeveritar.

© ZHURNAL 06.12.2018, 17:44 | T.E. | 633 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Ramiz Merko ndriçon Strugën për festa!

Shkup, 14 dhjetor - Fotografi Faton Murati ka postuar në rrjetin e tij në Facebook, një foto e cila tregon qytetin e Strugës me dekoret e festave të fundvitit. Kjo foto ka kapur momentin e shpërthimit të fishekzjarreve dhe dekorin e Strugës, me pemën e Vitit të ri dhe dritat vezulluese të vendosura nga Komuna e Strugës. 

© ZHURNAL 14.12.2018, 21:11 | B.L.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."