Arrestohet Lil Pump
showbiz
Arrestohet Lil Pump

Arrestohet Lil Pump

Lil Pump është arrestuar pasi ua drejtoi gishtin e mesit disa policëve në Danimarkë, transmeton Klan Kosova.

 

Reperi 18-vjeçar u detyrua të anulojë një koncert të martën, raporton TMZ.

 

Sipas TMZ, incidenti ndodhi pasi reperi dhe ekuipazhi i tij ndaluan për arsye të panjohura në Kopenhagë. Gjatë rrugës për në stacionin policor, Lil Pump nxori telefonin e tij dhe filloi një video live në Instagram, në të cilën ai tallej me policët prapa shpinës së tyre.

 

Thuhet se policia e pa videon dhe e lanë në burg për një periudhë edhe më të gjatë kohore. Kjo gjë e detyroi të anulojë një koncert në Finlandë të martën.

© ZHURNAL 06.12.2018, 12:08 | Z.H. | 403 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."