Mimoza Shkodra sjellë këngën e re "Sot do pi" (Video)
showbiz
Mimoza Shkodra sjellë këngën e re "Sot do pi" (Video)

Mimoza Shkodra sjellë këngën e re "Sot do pi" (Video)

Pas baladës ‘Mos ma le fajin’, këngëtarja kosovare Mimoza Shkodra ka lansuar projektin e ri muzikor.

Ajo për festat e fundvitit ka sjellë një këngë ritmike.

Ashtu si edhe titulli ‘Sot Do Pi’ edhe teksti flet për një femër e cila nuk dorëzohet para askujt, teksa do pavarësisht gjërave ajo do t’vazhdojë ta shijojë jetën.

© ZHURNAL 06.12.2018, 12:23 | Z.H. | 511 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Manifestim i mbrëmjes së maturës në kolegjin “Jahja Kemal” në Strugë

Strugë, 14 dhjetor – Manifestimi i mbrëmjes së maturës për të shtatën herë me rradhë është organizuar vikendin e kaluar në hapësirat e kolegjit Jahja Kemal në Strugë e në këtë manifestim të pranishëm kanë qenë nxënësit e vitit të katërt, profesor dhe shumë personalitete publike nga Struga. Nxënësit maturant para manifestimit ju është mbajtur trajnim se sit ë sillen në manifestime formale të tilla dhe protokollare. Evenimentin e kanë pasuruar edhe me pjesën zbavitëse ku nxënësit e shkollës që kanë formuar një bend kanë bërë muzikë xhaz.

Ideja për këtë eveniment është dhënë nga vet shkolla që para shtatë viteve në bashkëpunim me qytetin e Strugës duke realizuar kështu me shumë sukses. Nxënësit i ka pritur organizatori që është profesor nga shkencat shoqërore. Gjithë pjesëmarësit kanë respektuar kodin e veshjes që është karakteristik për këto lloj manifestime. Sipas udhëheqësisë së shkollës, ky është manifestim shumë i rëndësishëm për shkak se një numër i madh i nxënësve sipas statistikave vazhdojnë mësimin jashtë shtetit dhe janë shumë personalitete të njohura dhe të suksesshme në sferën e biznesit si në vend ashtu edhe jashtë.

 

© ZHURNAL 14.12.2018, 20:59 | T.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."