Mjaltë dhe banane, recetë e shkëlqyer për kollën dhe bronkitin
medicina
Mjaltë dhe banane, recetë e shkëlqyer për kollën dhe bronkitin

Mjaltë dhe banane, recetë e shkëlqyer për kollën dhe bronkitin

Kollitja e fëmijëve shpesh kthehet në një gjendje të vazhdueshme dhe shumë të bezdisshme. Si një simptomë e zakonshme e ftohjes dhe e gripit, zakonisht kjo nuk paraqet një gjendje të rëndë dhe është e mundur ta mbash nën kontroll në sajë të produkteve natyrore.

A jeni në dijeni për ekzistencën e këtij ilaçi?

Pas konsultimit me një pediatër, përpiquni t’i jepni rëndësi këtij ilaçi të thjeshtë natyral, me përbërës të pasur me lëndë ushqyese dhe shumë të fuqishme dhe që mund të lehtësojë simptomat brenda disa orëve. Për më tepër, ky ilaç natyral është mjaft efektiv për lehtësimin e simptomave të bronkitit dhe dhimbjes së fytit.

Trajtimi i kollës kronike dhe i bronkitit ka qenë gjithmonë i vështirë edhe për mjekësinë konvencionale. Ky ilaç natyral përmban disa nga përbërësit më të vjetër dhe më të fortë që lehtësojnë dhimbjet e fytit, kollën dhe kurojnë bronkitin.

Falë vlerave të mrekullueshme të mjaltit dhe bananes, të cilët janë përbërës të recetës, ju mund ta përdorni këtë ilaç si për fëmijët ashtu dhe për të rriturit dhe gjithashtu të shijoni shijen e mrekullueshme! Dhimbja e fytit, kollitja dhe problemet e stomakut mund të trajtohen me këtë pije.

Ja se si ta përgatisim atë:

Përbërësit:

400 ml ujë të vluar;

2 banane të mesme të pjekura;

2 lugë mjaltë;

Përgatitja:

Së pari, hiqni lëkurën e bananeve dhe shtypini ato me një pirun ose lugë. Mos përdorni enë metalike sepse bananet priren të errësohen në kontakt me metalin. Më pas vendosini bananet në një tenxhere dhe shtoni ujë të nxehtë. Lëreni përzierjen për 30 minuta. Së fundi, pasi kjo të jetë ftohur, shtoni mjaltin. Është e rëndësishme që mjaltin ta shtoni në fund, në mënyrë që të mos humbas vlerat e tij të rëndësishme në ujin e vluar.

Përdorimi:

Pini 100 ml 4 herë në ditë (gjithsej 400ml në ditë); Kjo sasi është e mjaftueshme për një ditë dhe mund të përgatitni një tjetër ditën tjetër; Rezultatet e para mbërrijnë pas 5 ditësh. /Revista Psikologjia/

© ZHURNAL 10.01.2019, 10:41 | E.D. | 2,034 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."