Avdijaj refuzon rinovimin me Willemin, Juventusi dhe Arsenali po e kërkojnë me parametra zero
sport
Avdijaj refuzon rinovimin me Willemin, Juventusi dhe Arsenali po e kërkojnë me parametra zero

Avdijaj refuzon rinovimin me Willemin, Juventusi dhe Arsenali po e kërkojnë me parametra zero

Donis Avdijaj është bërë subjekt i interesimit serioz nga klube të mëdha evropiane.

Reprezentuesi i Kosovës ka një kontratë në skadim me skuadrën holandeze Willem II e cila skadon në fund të sezonit.

Në qershor skadon kontrata e tij dhe Avdijaj ka refuzuar që të bisedojë për të rinovuar, gjithnjë sipas mediumit holandez Soccerneës.nl.

Planifikimi i sulmuesit që të largohet në qershor ka joshur tej mase dy prej klubeve më të mëdha evropiane.

Arsenali dhe Juventusi po e përcjellin me vëmendje situatën e Avdijajt dhe janë gati që ta transferojnë atë në parametra zero.

Sulmuesi 22 vjeçar i cili ju bashkua Willemit nga Schalke verën e kaluar për një kontratë 12 muajshe ka shkëlqyer edhe në fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Donis Avdijaj konsiderohet një prej talentëve më me perspektivë në futbollin evropian, qysh nga koha kur ai ishte pjesë e grupmoshave të kombëtares së Gjermanisë.

© ZHURNAL 10.01.2019, 11:07 | Xh.I. | 487 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."