Heiko Maas: Duhet të mbajmë premtimet, Kosova plotësoi të gjitha kriteret për liberalizim
kosova
Heiko Maas: Duhet të mbajmë premtimet, Kosova plotësoi të gjitha kriteret për liberalizim

Heiko Maas: Duhet të mbajmë premtimet, Kosova plotësoi të gjitha kriteret për liberalizim

Prishtinë, 10 janar - Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë se do të angazhohet që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në vendet e europës.

Pas takimit që pati në Berlin me ministrin Pacolli, ministri Maas theksoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e saj ndaj dhe do të punojë që të realizohet ky qëllim për liberalizimin e vizave për kosovarët, njofton Klan Kosova.

”Është një temë që sot e kemi diskutuar me Behgjet Pacollin. Për cështjen e lëvizjes pa viza, ka disa kushte që duhen plotësuar në mënyrë të vecantë është bërë fjalë për 95 kritere që janë plotësuar të gjitha nga Kosova”.

”Ne duhet të mbajmë premtimet tona, shikojmë që proceset reformative brenda Kosovës janë duke u zhvilluar në mënyrë konsekuente. Ndaj dhe brenda Qeverisë Federale si dhe rrethit të anëtarëve të Bashkimit Europian unë do të angazhohem që do të realizohet edhe ky qëllim”.

© ZHURNAL 10.01.2019, 13:15 | Xh.I. | 948 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."