La Gazzetta: Interi kërkon nga Icardi agjent tjetër, reagon Icardi: Wanda gjithmonë do të jeta agjentja ime
sport
La Gazzetta: Interi kërkon nga Icardi agjent tjetër, reagon Icardi: Wanda gjithmonë do të jeta agjentja ime

La Gazzetta: Interi kërkon nga Icardi agjent tjetër, reagon Icardi: Wanda gjithmonë do të jeta agjentja ime

Vazhdojnë polemika të shumta rreth situatës së sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Mediat italiane raportuan se ekziston një hendek i madh mes ofertës së klubit dhe kërkesës së agjentes dhe bashkëshortes së lojtarit, Wanda Icardi.

Vet Wanda ishte ajo që deklaroi se momentalisht situata është larg rinovimit.

La Gazzetta dello Sport në edicionin më të ri ka shkruar se Interi ka kërkuar nga Icardi që të caktojë një agjent tjetër për të biseduar sepse nuk mund të tolerojë çasjen e dyfishtë të gruas së tij në raport me klubin dhe fotot e saj provokative.

Nuk ka vonuar shumë dhe sulmuesi i Interit ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se gjithmonë ajo do të jetë agjentja e tij.

“Prej nga vjen kjo? Pse një gazetë si La Gazzetta shkruan broçkulla të tilla?”.

Për më shumë, më duhet të precizoj se jam shumë i kënaqur me punën që kemi bërë së bashku deri tani”.

“Për këtë arsye, gjithmonë Wanda Icardi do të kujdeset për interesin tim dhe tonë deri në fund të karrierës time”, u shpreh Icardi në këto reagime.

Spekulime të shumta po rrethojnë kampin Nerazzur, pasi flitet se klubi ka dënuar lojtarin me 100 mijë euro pasi u kthye me vonesë në qendrën stërvitore nga pushimet fundvitit.

© ZHURNAL 10.01.2019, 15:05 | Xh.I. | 1,462 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."