Haradinaj tregon pse nuk ka dhënë dorëheqje deputeti Blerim Kuçi
kosova
Haradinaj tregon pse nuk ka dhënë dorëheqje deputeti Blerim Kuçi

Haradinaj tregon pse nuk ka dhënë dorëheqje deputeti Blerim Kuçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që të mos e aprovojë kërkesën për dorëheqje të deputetit Blerim Kuçi, ndërkohë që nuk ka dashur të komentojë dekretimin e Gent Cakaj për shef të diplomacisë shqiptare nga ana e presidentit Ilir Meta.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Blerim Kuçi më 23 janar të vitit të kaluar kishte deklaruar se nëse deri në fund të vitit 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.

Në një konferencë për medie, me rastin e aderimit të dhjetëra të rinjve në AAK, kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj tha se nuk e ka aprovuar kërkesën e deputetit Kuçi për shkak, se siç tha ai, nuk është në rregull t’i lënë proceset në gjysmë.

“Dega në Suharekë ka pasur mbledhjen e radhës dhe ata kanë qenë kundër vendimit të Blerim Kuçit, dhe unë jam detyruar mos t’ia pranojmë”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për aderimet e reja në partinë që e drejton, ku tha se do t’i përgjigjen dëshirës së qytetarëve për të qenë pjesë e AAK-së.

© ZHURNAL 10.01.2019, 18:36 | T.E. | 532 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."