Lladrovci tejkalon premtimet për avansimin e grave në vendimmarrje
kosova
Lladrovci tejkalon premtimet për avansimin e grave në vendimmarrje

Lladrovci tejkalon premtimet për avansimin e grave në vendimmarrje

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se barazinë gjinore do ta instalonte në qeverisjen e tij komunale, fillimisht, ai emëroi gjysmën e drejtoreshave në krye te drejtorive komunale. Nga sot, z. Lladrovci i shtoi edhe dy emërime të grave në krye të drejtorive, duke bërë që nga 12 drejtori, 7 të udhëhiqen nga gratë.

Ky lajm, konfirmohet nga postimi i sotëm i z. Lladrovci, në rrjetin social. Ja postimi:

“Nga sot, komuna e Drenasit, drejtoritë me shumicë i udhëheqin gratë, relacioni është 7 me 5, në favor të grave. Këto dy emërime, fuqizojnë kompetencën dhe gatishmërinë tonë në ekzekutiv për këto dy fusha.

Nga sot, znj. Egzona Jetullahi, Master në Shkencat Ekonomike, drejtoreshë në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Shqipe Zogu, drejtoreshë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deputete e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate, femra e dytë më e votuar në Drenas, janë përforcimet e reja të ekzekutivit tonë komunal.

Drenasi, me këto dy emërime, përforcon jo vetëm pushtetin lokal me femra si mostër për vendin dhe rajonin por edhe motivin e kuadrit të ri, të marrë përgjegjësi për zhvillimin e komunës së Drenasit.

Suksese drejtoresha dhe drejtorë, qoftë vit i sukseseve të reja për komunën dhe qytetarët tanë!”

© ZHURNAL 10.01.2019, 19:05 | T.E. | 665 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."