Land Korçari: Do këndoj sa të kem frymë
showbiz
Land Korçari: Do këndoj sa të kem frymë

Land Korçari: Do këndoj sa të kem frymë

Lorandi Jazexhi ose siç njihet në muzikë Land Korçari jeton prej 20 vitesh në Kanada por karrierën e tij ka preferuar ta realizojë në Shqipëri. Është nga Devolli, nga fshati Ponçarë por gjysmën e jetës e ka kaluar në Elbasan. Sapo ka hedhur në treg dy klipe me titull “Havale” dhe “Mall për Shqipërinë “ dhe albumin e tretë me titull “Havale. Land Korçari flet me shumë dashuri për muzikën dhe për rrjedhën që ka marrë jeta e tij në Kanada.

 

Albania Showbiz- Një emër i njohur në muzikën shqiptare, por që jeton prej vitesh në Kanada. Landi, ju keni shumë vite në skenën shqiptare për ju gjatë këtyre viteve cila është arritja juaj më e madhe që do ta veçonit?

-Po unë,  kam 20 vite që jetoj në Kanada bashkë me familjen time. Sa për sqarim për publikun, pasi ngatërrohen gjithmonë për emrin. Emri im i vërtetë dhe i pa zëvendësushëm është emri që më kanë vendosur prindërit Lorandi Jazexhi.Unë kam jetuar për 30 vjet në Elbasan. Duke u marrë me muzikë dhe kënduar serenatat korçare me kitarë. Veçohesha për interpretimin dhe stilin e të kenduarit dhe shoqëria me përkëdheli më thërrisnin Land Korçari dhe kështu me ngeli si emër arti.

– Këngën e keni pasion apo ajo ka lindur sëbashku me ju? Na trego si nisi karriera juaj?

– Kënga pasioni im ka lindur me mua, unë pa të nuk mund ta kuptoj si mundet të jetohet. Që në moshën 6 vjeç duke bërë një kitarë prej druri dhe me shokët e fëmijërisë me sa më kujtohet i këndoja. Kuptohet thjesht dëshira për të kënduar. . Kështu që në moshën 13 vjeç fillova për herë të parë në skenë të këndoja. Në aktivitet që shkolla organizonte. Në moshën 16 vjeç jam larguar familjarisht Elbasan. Fillova të organizohesha me Kinoklubin Metalurgu si këngëtar dhe me 1998 nxora albumin e parë “Horoskopi”. Dhe shihja se u prit mirë nga publiku, pavarësisht se incizimet ishin pothuajse primitive. Edhe këtu në Kanada unë jam marrë dhe merrem me muzikë pa të cilën s’mundem të jetoj. Bashkë me disa kolegë organizuam, një grup muzikor. Ku ishim të pranishëm në çdo enveniment që organizonte komuniteti këtu ku jetojmë Toronto, Kanada ku i japim mundësi dhe brezave të rinj që rriten këtu, të njohin muzikën e gjithë trevave të Shqipërisë duke luajtur live.

– Më pas si vazhdoi rrjedha?

Dhe kështu para 2 vitesh hodha në treg albumin me këngët e mia,”U plakem dhe mend nuk vumë” nga kompozitori Hermes Albania. Siç dihet jo të gjitha këngët e  albumit pëlqehen, por kënga që u pëlqye me shumë e këtij albumi ishe “Devolleshë mbretëreshë” me tekst Armand Trebicka dhe tani hodha në treg Albumin e tretë “Havale” ka qenë një punë shumë e madhe. Ku janë bërë dhe 4 këngë videoklipe dhe po e vazhdojmë të bëjmë këngë të reja. Se është publiku fansat dashamirësat e muzikës time që e pëlqejnë dhe më japin forcë. Një meritë i jap dhe familjes që më përkrahin , dhe më shoqërojnë kudo ku shkoj për koncerte apo envenimente të ndryshme.

-Sapo keni hedhur në treg albumin tuaj të tretë, apo jo?

– Albumi përmban kënge rinore, balada, serenata. Veçohen 5 këngë që po pëlqehen nga publiku më shumë. 1. Havale me kompozitor Edi Balili, tekst Armand Trebicka. Me vido klipin e bërë nga DArtChannel. 2 Kënga për Nënë Terezën me kompozitor Etmond Zhulali, tekst Jorgo Papingji. 3 Kënga “Mall për Shqipërinë” me tekst Jorgo Papingji kompozitor Alban Arifi. Një falënderim për këngën “Mall për Shqipërinë” për xhirimet e disa pjesëve që u bënë Kanada nga “Pasqyra Shqiptare” me drejtor Ilir Lena. Kam dhe një këngë shumë të bukur nga kompozitori Shkëlqim Dule që shumë shpejt do shoqërohet me një klip. Si dhe një bashkëpunim me këngëtarin Julian Mustafa me këngën “Zemra e don”.

– Të jesh artist çdo të thotë për ju?

 Të jesh artist për mua nuk është thjesht të hipësh në skenë dhe të këndosh. Duhet të jesh i kompletuar si njeri, i thjesht, i dashur dhe me një zemër të madhe.

-Nga fansat tuaj, cili ka qenë mesazhi më i bukur që keni marrë?

– Mesazhin që më ka ngelur në mendje dhe vazhdoj të jetoj me të dhe më bën që të mos ndaloj e kam marrë live në Shkodër. Isha duke bërë klipin e këngës “Nënë Terezës”. Emocione të papërshkrueshme. Vetë populli i dashur shkodran na ka ndihmuar për të realizuar klipin e këngës. Dikush nga autorite të Bashkisë atje më tha:”Vjen Land Korçari nga Korça, shkon në Kanada kalon Oqeanin dhe përfundon në Shkodër për ti bërë këngë dhe klipin “Nënë Terezës”. Të lumtë Landi, bekimi i saj do të të ndjekë kudo që të jesh”. Dhe vërtet hijen e saj e kam kudo me vete si busull që më drejton. Hallall e ka kjo shentore investimin tim.

– Për çfarë do të hiqnit dorë nga kënga?

– Nga kënga nuk ka asnjë lloj arsye që të heq dorë. Vetëm Zoti e di!

-Më thoni tre gjëra që ti i keni të domosdoshme në jetë?

– Për mua kryesore është familja. Dua që dhe njerëzit. Miqtë shokët të afërmit që më rrethoje ti shoh më mirë se veten të qeshur. Përcjell vetëm energji pozitive kjo më bën të ndihem mirë.

– Rrymën e tallavasë e praktikoni?

– Jo, kjo nuk është në natyrën time. Pa paragjykuar njeri. Për mua kënga duhet të ketë kuptim, melodi të merren vesh fjalët çfarë këndohet.

– Ku janë fokusuar ambiciet tuaja?

– Çdo këngëtar ka stilin e vetë në të kënduar.  Tregu është i madh shijet e dëgjuesve janë të shumta, në fund të fundit është spektatori, që të vlerëson se kush je, dhe sa i “famshëm” je. Mua nuk më mban muzika dhe as e bëj për famë. Unë kam miqtë, shokët, fansat e mi që më pëlqejnë ky që jam dhe nuk do ndaloj, sa të kem frymën do këndoj. Për të jetuar këtu në Kanada kam biznesin tim qe kam dhe familjen e punesuar. Muziken e kam pasionin ëndrrën time që më mban gjithmonë të ri.

-Planet për vitin që sapo hyri?

– Për 2019 kam një bashkëpunim me një këngëtare shumë të mirë të muzikës popullore dhe shpresoj se do jetë një hit i vërtetë. Emrin e këngëtares do e zbulojmë në momentin e duhur!

Për ta mbyllur dua t’ju kujtoj disa vargje të të madhit Dritëro Agolli: “Brodha në Europë ika në Azi, po kudo nga flokët gjer tek thonjtë ngela Devolli” Ju faleminderit dhe respekte!

© ZHURNAL 10.01.2019, 20:07 | T.E. | 714 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."