Juventusi arrin marrëveshje me Ramseyn – Uellsiani prezantohet në javën e ardhshme, por vjen në verë
sport
Juventusi arrin marrëveshje me Ramseyn – Uellsiani prezantohet në javën e ardhshme, por vjen në verë

Juventusi arrin marrëveshje me Ramseyn – Uellsiani prezantohet në javën e ardhshme, por vjen në verë

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey do të bashkohet me kampionët e Serie A, Juventusin, në verë pasi palët kanë arritur marrëveshje finale mes vete.

Sipas mediumit The Guardian, Ramsey ka rënë dakord të bashkohet me Juventusin në verë.

Ramsey do të lërë Arsenalin në një transferim të lirë dhe do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me Juventusin.

Vlera e kontratës së mesfushorit uellsian thuhet se është 36 milionë funte apo 40 milionë euro që i bie të jetë tetë milionë euro në vit.

28-vjeçari nuk ishte në gjendje të pajtohej me kushtet e një marrëveshje të re me Arsenalin dhe do të largohet nga klubi pas 10 vjetësh.

Në anën tjetër mediat italiane raportojnë se Juventusi ka organizuar një ceremoni nënshkrimi për mesfushorin e Arsenalin për javën e ardhshme.

Sipas mediumit Sky Italia, reprezentuesi i Uellsit do të fluturojë pas ndeshjes së Juventusit ndaj Milanit në Superkupën Italiane më 16 janar.

Ai do të nënshkruajë kontratën e tij me Juventusin, por do ta mbyll sezonin në Londër dhe do të fillojë trajnimin me italianët në muajin korrik. /Telegrafi/

© ZHURNAL 10.01.2019, 09:35 | Xh.I. | 324 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."