Moti i keq/ Përmirësohet situata në Qarkun e Elbasanit, por ka ende fshatra të bllokuar
shqiperia
Moti i keq/ Përmirësohet situata në Qarkun e Elbasanit, por ka ende fshatra të bllokuar

Moti i keq/ Përmirësohet situata në Qarkun e Elbasanit, por ka ende fshatra të bllokuar

Tiranë, 10 janar - Në Elbasan dhe Gramsh situata paraqitet më e qetë pasi ka pasur reshje shiu. Nuk ka zona të bllokuara në Gramsh, disa rrugë kalohen me zinxhirë.

Në Librazhd e Prrenjas situata vazhdon të jetë e rënduar. Disa fshatra të thellë të Librazhdit janë të bllokuar si Qarrishta, Funarrëzi, Kostenja. Në Prenjas të bllokuara janë Rrajca, Sopoti, disa fshatra të njësisë Stravaj.

Aksi nacional Librazhd-Peshkopi është i kalueshëm me zinxhirë deri në Fushë-Stude, më pas rruga është e bllokuar, bora vazhdon, trashësia rreth 80 cm në Stëblevë.

Fshatra në Librazhd dhe Prrenjas janë pa energji elektrike, ndërkohë që në këto zonë është pezulluar edhe mësimi.

© ZHURNAL 10.01.2019, 09:39 | Xh.I. | 323 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."