Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtare e UÇK-së
kosova
Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtare e UÇK-së

Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtare e UÇK-së

Prishtinë, 10 janar - Në mesin e të ftuarve për intervistm nga Gjykata Speciale, tashmë rënditet edhe një femër. Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci, ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për tu intervistuar në Hagë, njofton Klan Kosova.

”Me siguri e keni kuptuar ne baze te reagimeve te mija megjitheate le te mbetet si njoftim ky shkrim. Qe nga fillimi i muajit Dhjetor ( rreth dates 5 ) edhe emri im eshte i bashkangjitur ne listat e te ftuarve ne Gjykaten Specjale te Hages. #GjykataSpecjale”, ka thënë Rreci.

Ajo veç tjerash ka bërë të ditur se në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitares.

”Me fjalë më thënë se jam ‘dëshmitare’, por s’është asgjë e re kjo. Herën e fundit kur i kanë arrestuar grupin ‘Kleçka’, emri im ka qenë nëpër gazeta edhe atëherë, por atëherë kam qenë duke u marrë me kancer”, ka shtuar ish-ushtarja e UÇK-së.  Raimonda Rreci në kohën kur ishte pjesë e UÇK-së, ishte 18 vjeçare.

© ZHURNAL 10.01.2019, 09:46 | Xh.I. | 885 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."