Neziri për Zhurnal: Nëse dështon votimi, në Maqedoni do të kemi rikthim të krizës në formën më të rrezikshme
maqedonia
Neziri për Zhurnal: Nëse dështon votimi, në Maqedoni do të kemi rikthim të krizës në formën më të rrezikshme

Neziri për Zhurnal: Nëse dështon votimi, në Maqedoni do të kemi rikthim të krizës në formën më të rrezikshme

Shkup, 11 janar - Shumica parlamentare ende nuk ka siguruar dy të tretat e votave për të miratuar ndryshimet kushtetuese, dhe me këtë zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjet e kontestit të emrit.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se nëse nuk arrihet të sigurohen votat, do të japë përgjegjësi para organeve të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), që nënkupton edhe dorëheqjen e mundshme.

Kreu i Qeverisë, tha se problemi qëndron se ende nuk kanë gjetur një zgjidhje të pranueshme me Lëvizjen Besa, parti opozitare shqiptare, e cila kërkon të pranohet një amendament i saj për çështjen e shtetësisë në dokumentet personale, ku sipas formulimit aktual, të gjithë qytetarët do të jenë /maqedonas/qytetar të Republikës Maqedonia e Veriut.

Analisti politik Xhelal Neziri për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thekson se nëse eventualisht dështon votimi në Parlament, atëher në Maqedoni do të kemi rikthim të krizës në formën më të rrezikshme.

Sipas tij një krizë e till nuk do të mund të tejkaloheshte as edhe me zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

"Nuk besoj se do të dështojë shkaku i mungesës së një marrëveshjeje midis Zaevit dhe Kasamit. Por, nëse dështon në Maqedoni do të kemi rikthim të krizës në formën më të rrezikshme, nga e cila nuk besoj se do të mund të dilet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme. Një situatë e tillë do të reflektonte edhe në rajon, gjë që do të pamundësonte stabilizimin e tij nëpërmjet integrimit në strukturat euroatlantike", ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Xhelal Neziri.

© ZHURNAL 11.01.2019, 12:40 | Xh.I. | 12,598 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."