Pentagon: Filloi tërheqja e pajisjes nga Siria
bota
Pentagon: Filloi tërheqja e pajisjes nga Siria

Pentagon: Filloi tërheqja e pajisjes nga Siria

Uashington, 11 janar – Ministria amerikane e Mbrojtjes konfirmoi se ka filluar të tërheqë një pjesë të pajisjes nga Siria. “Konfirmoj se filluam me tërheqjen e pajisjes nga Siria”, deklaroi një përfaqësues anonim i Pentagonit. Por, ai nuk saktësoi se nga cilat rajone siriane tërhiqet  pajisja e armatës amerikane.

Sipas burimeve të pakonfirmuara Komanda qendrore amerikane (CENTCOM) ka caktuar anije dhe aeroplanë të cilat do të përdoren për aksionin e tërheqjes së pajisjes  nga Siria. Procesi i tërheqjes filloi pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp nga dhjetori i vitit të kaluar për tërheqjen e armatës amerikane nga Siria. Vendimi i tillë solli edhe deri te dorëheqja e sekretarit të Mbrojtjes Xhejms Matis.

© ZHURNAL 11.01.2019, 11:23 | Xh.I. | 1,889 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."