Tri ushqime që preferohen për stinën e dimrit
medicina
Tri ushqime që preferohen për stinën e dimrit

Tri ushqime që preferohen për stinën e dimrit

Muajt e ftohtë padyshim e bëjnë zgjedhjen e ushqimeve të dobishme më të vështirë.

Janë disa ushqime që edhe pse mund t’i keni dëgjuar shpesh, rëndësia e tyre asnjëherë nuk zbehet.

Patatet

Nëse iu ngrijnë shumë duart, duhet të hani patate. Ato përmbajnë shumë kalium, i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Hudhra

Hudhra është e pasur me përbërës që ndihmojnë organizmin të përballojë më lehtë viruset dhe bakteret e dëmshme.

Kosi

Kosi ndihmon në përpunimin e ushqimit dhe përthithjen e vitaminave dhe përmirëson imunitetin.

© ZHURNAL 11.01.2019, 12:56 | E.D. | 725 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."