Junker: Shkupi dhe Athina të bëjnë atë që historia e kërkon prej tyre
maqedonia
Junker: Shkupi dhe Athina të bëjnë atë që historia e kërkon prej tyre

Junker: Shkupi dhe Athina të bëjnë atë që historia e kërkon prej tyre

Bruksel, 11 janar - Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker ka ftuar Greqinë dhe Maqedoninë për të përfunduar procesin e emrit në afatet e caktuara.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në pres konferencën me presidentin rumun, Klaus Johanis, Junker ka deklaruar se është “i impresionuar nga guximi” i Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit.

“Të rrallë janë ata të cilët para historisë bartin përgjegjësi të tillë dhe do të doja ky proces të përfundojë me sukses dhe në afate të caktuara. Mund vetëm t’i inkurajoj dy shtetet, dy Parlamentet ta bëjnë atë që historia e kërkon prej tyre”, ka thënë Junker.

© ZHURNAL 11.01.2019, 13:40 | Xh.I. | 3,775 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."