Merkel: Pranojmë përgjegjësi për krimet naziste në Greqi
bota
Merkel: Pranojmë përgjegjësi për krimet naziste në Greqi

Merkel: Pranojmë përgjegjësi për krimet naziste në Greqi

Gjermania pranon plotësisht përgjegjësinë e krimeve të kryera nga nazistët në Greqi, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Athinë që prej vitit 2014.

“Ne pranojmë plotësisht përgjegjësinë e krimeve të kryera nga nacional-socialistët në Greqi (…)”. Një mbështetje e Berlinit për Greqinë bëhet për të mirën e të vendeve”, tha Merkel, sipas përkthimit në greqisht në transmetim direkt nga televizioni publik grek, ERT.

Pretendimi për dëmshpërblime financiare që i kërkohen Gjermanisë për të kompensuar krimet e kryera gjatë pushtimit të vendit nga nazistët (1941-1944) është një debat i vjetër në Greqi që është rikthyer nga kriza e borxhit vitet e fundit.

Sipas një raporti të Kontabilitetit Kombëtar të Greqisë shuma e dëmshpërblimeve arrin në 162 miliardë euro.

Gjatë vizitës së saj të parë në Greqi që prej vitit 2014, kancelarja gjermane kërkoi të ulë klimën e tensionuar mes dy vendeve në kulm të krizës greke (2010-2014).

Gjermania shihet nga grekët si shkaktarja e politikave të masave shtrënguese që iu imponuan vendit për të evituar rreziqet e një dështimi të pagimit të huave dhe një shembje të eurozonës.

© ZHURNAL 11.01.2019, 13:26 | Xh.I. | 896 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."