Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës
kosova
Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës

Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës

Prishtinë, 11 janar - Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ndërsa ka takuar edhe familjen e tij në këtë fillimvit.

“Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, njofton Haradinaj në facebook.

© ZHURNAL 11.01.2019, 13:26 | Xh.I. | 2,513 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."