Si të shpëtoni një herë e mirë nga majat e djegura të flokëve
medicina
Si të shpëtoni një herë e mirë nga majat e djegura të flokëve

Si të shpëtoni një herë e mirë nga majat e djegura të flokëve

Majat e djegura dhe të këputura më dysh janë një problem i pashmangshëm.Eliminimi i tyre nuk është vetëm çështje estetike por është thelbësore për shëndetin e flokëve.

Krijimi i majave të djegura vjen si pasojë e humbjes së keratinës, në zonat më pak të mbrojtura të flokëve. Lyerja dhe krehja e shpeshtë, përdorimi i mjeteve të nxehta përshpejtojnë gjithashtu këputjen e flokëve, djegien dhe këputjen e majave.

Nëse ju mendoni për një kurë çudibërëse që t’i eliminoni të djegurat përfundimisht, ju themi që nuk do e gjeni atë, por ndjekja e një rutine kujdesi, po, që do të bëjë mrekulli për flokët tuaj.Krihini para se t’i lani dhe jo gjatë kohës në dush.Mund t’ju interesojë gjithashtu: Çfarë modeli krehëri duhet të përdorni sipas llojit të flokut.

Shmangni sa më shumë përdorimin e furçave, tharëses dhe mjeteve të nxehta. Përpiquni t’i thani flokët në mënyrë natyrale dhe t’i kapni gërshet para se të shtriheni. Në këtë mënyrë do të shmangni elektrizimin e tyre dhe dëmtimin e flokëve nga fërkimi në jastëk.Shmangni sa më shumë bojrat me përbërës dekolorantë.

© ZHURNAL 11.01.2019, 14:11 | E.D. | 2,089 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."