Musliu: Lëvizja BESA ka të drejtë legjitime në kërkesat e tyre
maqedonia
Musliu: Lëvizja BESA ka të drejtë legjitime në kërkesat e tyre

Musliu: Lëvizja BESA ka të drejtë legjitime në kërkesat e tyre

Shkup, 11 janar - Shumica parlamentare ende nuk ka siguruar dy të tretat e votave për të miratuar ndryshimet kushtetuese, dhe me këtë zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjet e kontestit të emrit.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se nëse nuk arrihet të sigurohen votat, do të japë përgjegjësi para organeve të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), që nënkupton edhe dorëheqjen e mundshme.

Kreu i Qeverisë, dje tha se problemi qëndron se ende nuk kanë gjetur një zgjidhje të pranueshme me Lëvizjen Besa, parti opozitare shqiptare, e cila kërkon të pranohet një amendament i saj për çështjen e shtetësisë në dokumentet personale, ku sipas formulimit aktual, të gjithë qytetarët do të jenë /maqedonas/qytetar të Republikës Maqedonia e Veriut.

Analisti politik Albert Musliu me kërkesat e BESËS thotë se po bëhet një dinstikcion të grupeve etnike, por sipas tij është diskutabil momenti i zgjidhjes së kësaj çështje.

"Nga këto ndryshime po bëhen dinstikcion mes grupeve të ndryshime etnike në Maqedoni. Dhe kjo a ka rëndësi apo nuk ka rëndësi, besoj se ata kanë të drejtë legjitime në kërkesat e tyre. Megjithatë ata janë parti politike që ka marrë legjitimitet nga qytetarët. Nuk është çështja se a kanë rëndësi kërkesat e tyre apo jo, por për votuesit e tyre kërkesat e Lëvizjes BESA janë me rëndësi", ka theksuar Musliu.

Nga ana tjetër, Zv/kryeministri Bujar Osmani është shprehur optimist se marrëveshja me Lëvizjen BESA do të arrihet.

Më poshtë e keni propozim amandamentin e Lëvizjes BESA:

© ZHURNAL 11.01.2019, 15:26 | Xh.I. | 5,762 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."