Apeli: Nuk ka amnisti për Ninxhan dhe Qosen
maqedonia
Apeli: Nuk ka amnisti për Ninxhan dhe Qosen

Apeli: Nuk ka amnisti për Ninxhan dhe Qosen

Shkup, 11 janar - Gjykata e Apelit nuk i pranoi ankesat e Aleksandar Vasilevskit- Ninxha, Goranço Angellovskit- Qoseto, Mlladen Dodevskit, Nikolla Mitrevskit- Kolo dhe Oliver Popovskit. Ata u ankuan deri tek gjykata më e lartë pasi Penalja me mendim paraprak nga prokuroria nuk i amnistoi për hyrjen e dhunshme më 27 prill. Gjykata e Apelit e ktheu ankesën e të akuzuarit Goran Gjoshevskit- Levi deri tek Penalja për arsye teknike. Avokati i Ninxhas, Zvonko Davidoviq vlerëson se nuk është dashur të vendoset për amnisti fare derisa nuk përfundon gjykimi për rastin e 27 prillit.

"Në ligj qëndron që gjykata do të sjellë vendim për amnisti, edhe atë ajo gjykatë që solli vendimin e shkallës së parë, përkatësisht aktgjykimin e shkallës së parë. Ne në këtë rast nuk kemi aktvendim të shkallës së parë dhe kjo gjykatë nuk mund të vendosë për këtë sipas ligjit. Asnjë Këshill penal nuk mund të jetë më i zgjuar dhe mbi ligjin”, theksoi Zvonko Davidoviç, avokat

Avokati i Goranço Angelovskit – Qoseto, pas seancës së sotme publik në Gjykatën e Apelit, priste që ankesa e klientit të tij të pranohet.

"Ajo që ishte e shkruar në vendimin me të cilin refuzohet kërkesa për amnisti te Goranço, ishte absolutisht e pabazë. Atje thuhej se ka depërtuar kordonin policor, e ajo ka qenë sipas aktakuzës, ndërsa nëse merret aktakuza dhe lexohet me vëmendje dhe nëse bëjmë analizë të provave, një gjë e tillë nuk ekziston”, u shpreh Dragan Peshevski, avokat

Për ngjarjet e 27 prillit amnisti fituan 15 persona. Mes tyre janë deputetët që i hapën dyert e Kuvendit për t’u futur turma e njerëzve. U falën edhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, Boris Damovski, Bogdan Ilievski dhe Vllado Jovanovski. Vetëm 5 nga 33 personat e akuzuar nuk kërkuan amnisti. Gjykimi për  këtë rast vazhdon më 15 janar me fjalët përfundimtare të të akuzuarve.

© ZHURNAL 11.01.2019, 16:09 | Xh.I. | 3,423 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."