Me 81 vota Pro ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë, emri Maqedonia Veriore tashmë edhe zyrtare
maqedonia
Me 81 vota Pro ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë, emri Maqedonia Veriore tashmë edhe zyrtare

Me 81 vota Pro ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë, emri Maqedonia Veriore tashmë edhe zyrtare

Shkup, 11 janar - Me nga 81 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë përmbajtur, Kuvendi i Maqedonisë i ka miratuar një nga një katër amendamentet për ndryshimet kushtetuese që parashihen me Marrëveshjen e Prespës dhe më pas i ka shpallur.

Vijon, propozim-ligj Kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Votimi i sotëm u bë i mundshëm pas arritjes së marrëveshjes midis Bilall Kasamit të BESËS dhe kryeministrit Zoran Zaev, pasi shumicës parlamentare i mungon dy votat e dy deputetëve të BESËS. Për ndryshimin e emrit kanë votuar edhe tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO, si dhe deputeti i partisë GROM, Panço Minov.

© ZHURNAL 11.01.2019, 18:45 | T.E. | 15,943 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."