Reshjet e dëborës, mbeten të bllokuara disa fshatra
shqiperia
Reshjet e dëborës, mbeten të bllokuara disa fshatra

Reshjet e dëborës, mbeten të bllokuara disa fshatra

Tiranë, 11 janar - Në Bulqizë vijon të jetë një situatë e rënduar nga moti i keq. Shumë fshatra të njësive administrative janë të bllokuar.

Edhe sot minatorët e zonës D nuk arritën të shkojnë në punë. Në qarkun e Lezhës dhe në Shkodër qytet reshjet e bores kanë pushuar, por të bllokuar janë Vermoshi dhe Thethi. Në Korçë vetëm aksi Korçë-Dardhë mbetet i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi Librazhd-Peshkopi për momentin është i bllokuar, në fshatin Llange ka rënë një ortek dëbore, dhe po punohet për hapjen e rrugës. Vazhdojnë të jenë të bllokuara disa fshatra të Librazhdit dhe Prrenjasit ku gjithashtu ka mungesë të energjisë elektrike.

Top Channel

© ZHURNAL 11.01.2019, 09:46 | Xh.I. | 812 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."