Homazh poetik për njëvjetorin e vdekjes së poetit Basri Çapriqit
kulture
Homazh poetik për njëvjetorin e vdekjes së poetit Basri Çapriqit

Homazh poetik për njëvjetorin e vdekjes së poetit Basri Çapriqit

PEN Qendra e Kosovës organizon homazh poetik në shenjë të njëvjetorit të ikjes në amshim të poetit brilant dhe profesorit tonë të rëndësishëm, Basri Çapriqi.

Asnjë kumtesë e asnjë fjalim nuk mund të na jap të plotë portretin e këtij poeti të veçantë më shumë se sa vetë poezia e tij, që do të lexohet mjeshtërisht nga aktorët profesionistë, si Teuta Krasniqi, Rozi Kryeziu, Shpëtim Selmani dhe Faris Berisha.

Aktiviteti mbahet të hënën (14. 01. 2019), ora 12:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ejani të takohemi me Basri Çapriqin përmes poezisë së tij!

“Shkrimtari rron aq sa kujtohet nga të tjerët. Mosha biologjike është pakrahasimisht e vogël përballë kohës që shkrimtari mund të qëndrojë në kujtesën e njerëzve dhe lexuesve të tij. Takim i veprës së tij me lexues që nuk janë të moshës së tij biologjike, veçmas me lexues që do të lindin pas vdekjes së tij biologjike është takim i vërtetë. Vetëm atëherë vepra e një shkrimtari bën jetën e saj të njëmendtë. Kështu që, ndajmë bindjen tonë të plotë se vepra poetike e Basri Çapriqit do ta arrijë këtë takim të shumëdashur për secilin krijues dhe do të jetë në duart dhe në mendjen e lexuesve që janë sot dhe do të vijnë nesër.” (Koha ditore, 20. 01. 2018, f. 21).

© ZHURNAL 12.01.2019, 10:21 | E.D. | 1,772 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."