Merkel në Athinë: Sot vini në një Greqi krejtësisht tjetër
maqedonia
Merkel në Athinë: Sot vini në një Greqi krejtësisht tjetër

Merkel në Athinë: Sot vini në një Greqi krejtësisht tjetër

Athinë, 12 janar - Angela Merkel, ndryshe nga vizita e vitit 2014, u prit kësaj here me shumë mirënjohje në Athinë. Tsipras dhe Merkel bëjnë bilancin e një marrëdhënie të trazuar e jo pa konflikte në katër vitet e fundit.

Bllokime të përkohshme të policisë dhe një demonstratë me ndoshta 200 pjesëmarrës, kaq, më shumë nuk mund të përmendet për situatën e sigurisë gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel në Athinë të enjten e të premten (10-11.01.).

Një program kontrastues krahasuar me vizitën e saj në vitin 2014. Angela Merkel u prit atëherë me protesta të zemëruara dhe parulla armiqësore. Kësaj here ajo pritet shumë miqësisht.

„Gjermania dhe ju personalisht e keni mbështetur Greqinë në forma të ndryshme, që të dalë nga gjendja e rëndë e programeve të ndihmës”, deklaroi presidenti grek, Propokopis Pavlopoulos, pas takimit me Merkel të premten.

© ZHURNAL 12.01.2019, 14:07 | T.E. | 4,001 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."