Emigrantët nga Greqia dhe Italia, ja sa milionë euro sjellin
bota
Emigrantët nga Greqia dhe Italia, ja sa milionë euro sjellin

Emigrantët nga Greqia dhe Italia, ja sa milionë euro sjellin

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali dërgojnë në Shqipëri mbi 120 milionë euro në vit përmes transfertave të parave, duke e shndërruar vendin fqinjë përtej Adriatikut, ku jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë, në një element kyç për mijëra familje që jetojnë falë këtyre transfertave.

‘Duke iu referuar kontributeve të komunitetit shqiptar nga Italia për vendin e origjinës, mund të vihet re që Shqipëria renditet në vendin e 12-të në transfertat në dalje nga Italia më 2016, me 123.7 milionë euro të trasferuara (-4.9 milionë krahasur me vitin e mëparshëm), baras me 3% të shumës totale të transfertave (mbi 4 miliardë euro)’, pohon ministri i punës i Italisë në një raport që ekzaminon komunitetin shqiptar në Itali.

Mbi 25 vjet pas eksodit të parë të viteve ’90, shqiptarët në Itali përbëjnë tashmë praninë më të madhe jokomunitare në Itali dhe janë ndër komunitetet që janë integruar më mirë.

Rreth 148 mijë qytetarë shqiptarë rezidentë në Itali – një e treta e totalit – kanë marrë nënshtetësinë italiane nga fillimi i viteve 2000, sipas të dhënave të Eurostat. Raporti i ministrisë së punës tregon që Italia veriore është rezidenca e 2/3 të qytetarëve shqiptarë që jetonin legalisht në Itali më 2017.

Një në 15 shqiptarë në Itali ka hapur aktivitetin e tij, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Më 2017, ishin 31 358 kompani me pronësi shqipëtare që operojnë në Itali. Po ashtu, në Itali ka shumë këngëtarë, balerinë, kuzhinierë e futbollistë të njohur shqiptarë.

Integrimi perfekt i shqiptarëve në shoqërinë italiane demonstrohet edhe nga mbi 1000 martesa të përziera që lidhen çdo vit.

Transfertat nga Greqia

Greqia – ku jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë – është një tjetër burim i rëndësishëm transfertash për Shqipërinë.

© ZHURNAL 12.01.2019, 15:57 | T.E. | 1,846 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."