Ish-ambasadori: Ekipi negociator janë kthyer në oborrtarë të Thaçit
kosova
Ish-ambasadori: Ekipi negociator janë kthyer në oborrtarë të Thaçit

Ish-ambasadori: Ekipi negociator janë kthyer në oborrtarë të Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi edhe më tutje nuk u ka dorëzuar asnjë dokument se çka ka biseduar me Serbinë deri tash ekipit negociator të udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. E, sipas ish-ambasadori të Kosovës në Suedi, Lulzim Pecit, mbajta e delegacionit të painformuar nga Presidenti Thaçi tregon se ata janë kthyer në oborrtarë.

Peci, i cili është themelues i KIPRED’it, thotë se mosdorëzimi i dokumentëve nga Presidenti Thaci te delegacioni i formuar nga Qeveria dhe PSD’ja, po i kthen anëtarët e këtij ekipi në oborrtarë të presidentit.

“Mos-dorezimi i dokumenteve Ekipit Negociator nga ana e Presidences eshte sinjal i qarte se ky ekip eshte duke u shnderruar ne “oborrtare” te Presidences, dhe se atributi “shteteror” po tregohet se eshte farse”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ish-ambasadori thotë po hapen gropa dhe shumë lehtë mund të shkohet deri te ‘varrimi i shtetësisë’.

“Rruge te veshtire kemi para vetit, dhe ate plote me gropa, qe po duket se shume me teper do t’i bejme ne vetes, se sa qe do na i bejne te tjeret. Me kete lloj qasje te “grope hapjes” mundet shume lehte edhe t’ia hapim varrim shtesise se Kosoves”.

Sipas Pecit, duhet të angazhohen të gjithë që të nmos shkatërrohet e ardhmja.

“Per kete arsye, kemi obligim te gjithe, si politika, ashtu edhe mediat dhe shoqeria civile, te jepim maksimumin tone qe mos te lejojme qe para syve tane te na shkaterrohet e ardhmja e jone dhe brezave qe do vijne pas neve”, ka shkruar ish-ambasadori.

Ekipi i dialogut, i formuar nga rezoluta e votuar në Kuvend më 15 dhjetor, përbëhet nga Avni Arifi, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Ymeri dhe Gorani nga PSD-ja plotësojnë vendet e zbrazëta të LDK-së dhe Vetëvendosjes, që refuzojnë këtë ekip.

Ky ekip negociator të martën janë pritur në Bruksel nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

© ZHURNAL 12.01.2019, 16:04 | T.E. | 690 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."