Lajm i mirë për shoferët: Përsëri ulet çmimi i derivateve, ja çmimet e reja
ekonomi
Lajm i mirë për shoferët: Përsëri ulet çmimi i derivateve, ja çmimet e reja

Lajm i mirë për shoferët: Përsëri ulet çmimi i derivateve, ja çmimet e reja

Shkup, 8 janar - Derivatet nga sonte do të lirohen nga 2.5 deri në 3 denarë për litër, vendosi sot komisioni rregullativ për energjetikë, njofton Zhurnal.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës do të lirohen për 2.5 denarë dhe çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 58,5 denarë ndërsa EUROSUPER BS-98 , 60,5 denarë për litër.

Dizeli lirohet për tre denarë. Çmimi i ri i Eurodizel do të jetë 55 denarë ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 43,5 denarë për litër.

Arsyeja e uljes së çmimeve të derivateve është çmimi më i ulët për 9.38 përqind në tregun botëror të naftës në 14 ditët e fundit./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 08.01.2019, 12:55 | Z.H. | 58,027 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."