Në Liverpool besojnë se Hummels do të vijë si huazim
sport
Në Liverpool besojnë se Hummels do të vijë si huazim

Në Liverpool besojnë se Hummels do të vijë si huazim

Liverpooli është duke vuajtur nga dëmtimet në fazën e mbrojtjes.

Skuadra lidere në Ligën Premier momentalisht është duke pasur kryesimin në tabelë.

Por, lëndimet e Joel Matip, Joe Gomez dhe së fundmi Dejan Lovrenit, kanë shkaktuar kokëçarje për teknikun, Jurgen Klopp.

Tashmë The Reds thuhet se janë në treg për transferimin e ri që do t’i shtohet mbrojtjes.

Ish sulmusi Jan Aage Fjortoft beson se mbrojtësi i Bayern Munichut, Mats Hummels është shumë pranë kalimit te Liverpooli.

Jurgen Klopp është afër Hummelsit krejt për shkak të suksesit të tyre te Dortmundi.

Duke parë që Hummels nuk ka minutazh te Bayerni, Fjortoft besons e afërsia e tij me Klopp do të ndikojë që t’i bashkohet në Anfield.

“A do të marrë Liverpooli qendërmbrojtës? Ndoshta Hummelsi. Nuk luan te Bayerni. Klopp e njeh atë shumë mirë”, deklaroi Fjortoft.

Këtë fundjavë Liverpooli udhëton te Brightoni në një tranfertë tejet të vështirë.

© ZHURNAL 09.01.2019, 11:10 | Xh.I. | 1,114 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."