Shkup, kapet një shtetase turke duke kontrabanduar ar mbi 440.000 euro
kronika
Shkup, kapet një shtetase turke duke kontrabanduar ar mbi 440.000 euro

Shkup, kapet një shtetase turke duke kontrabanduar ar mbi 440.000 euro

 Shkup, 9 janar- Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë” kundër 27 vjeçares e cila më 18 dhjetor në Aeroportin e Shkupit gjatë një kontrolle është kapur duke kontrabanduar ari, transmeton Zhurnal. 

E akuzuara ka tentuar të kontrabandojë ar në vlerë prej 449.330 euro ose 27.633.795 denarë, njofton Prokuroria Publike në Shkup. 

Nga prokuroria njoftojnë se në bazë të rrethanave e akuzuara mund të përsëris veprën, prokurori kompetent deri te Gjykata ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit.  Nga dogana njoftojnë se ari është gjetur në çantën e dorës.

© ZHURNAL 09.01.2019, 11:06 | E.D. | 10,731 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."