Rruga e Kombit, dhjetëra automjete ngecin në dëborë
shqiperia
Rruga e Kombit, dhjetëra automjete ngecin në dëborë

Rruga e Kombit, dhjetëra automjete ngecin në dëborë

Autostrada e Kombit është bllokuar pasditen e kësaj të mërkure si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Qytetarë të rastit, që iu ka rënë rruga të kalojnë nga ky aks i rëndësishëm, raportojnë se veçanërisht në pjesën Rrëshen-Kalimash rruga është tërësisht e bllokuar dhe e papastruar.

Nga pamjet duket se Policia Rrugore është e pranishme dhe në patrullim të vazhdueshëm të rrugës, por përballë reshjeve të dendura dhe bllokimit, edhe ata duket se janë ndalur, shkruan TCH.

Raportohet gjithashtu për disa automjete dhe kamionë të ngecur, duke bllokuar kështu tërësisht lëvizjen e mjeteve nga të dyja krahët.

Por, edhe pse në një pjesë të caktuar të aksit është vënë re prania e borëpastrueseve, ato kanë ngecur gjithashtu dhe nuk po munden të bëjnë pastrimin e aksit.

© ZHURNAL 09.01.2019, 20:52 | T.E. | 1,921 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."