Luljeta Minxhozi, emërohet zv.guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë
shqiperia
Luljeta Minxhozi, emërohet zv.guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë

Luljeta Minxhozi, emërohet zv.guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e parë për këtë vit që zhvilloi të mërkurën, emëroi Luljeta Minxhozin, zëvendësguvernatore të Parë të Bankës së Shqipërisë.

“Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi  Luljeta Minxhozi në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë” thuhet në njoftimin e BSH-së.

Minxhozi, njëherazi dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, emërohet në postin e zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë, pas mbarimit të mandatit në këtë post të Elisabeta Gjonit.

Ndërkohë zëvendësguvernator i II i BSH-së, është Natasha Ahmetaj.

Prof. dr. Luljeta Minxhozi vjen në këtë detyrë të Bankës Qendrore, pas një eksperience të gjatë akademike në fushën e ekonomisë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u plotësua me të gjithë anëtarët pas votimeve në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend. Anëtarët e rinj janë; Arben Malaj, Suela Popa, Edlira Luçi, Ritvan Bode, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi.

© ZHURNAL 09.01.2019, 21:32 | T.E. | 1,450 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."