8 aksidente në 24 orët e fundit në Shkup
kronika
8 aksidente në 24 orët e fundit në Shkup

8 aksidente në 24 orët e fundit në Shkup

 

Shkup, 9 janar- Katër persona janë lënduar rëndë në 8 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditsë së djeshme në Shkup. Në 4 aksidente është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal. 

Nga MPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 7 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe dy shoferë fillestar. 

Nga trafiku gjithashtu është përjashtuar edhe një veturë e cila ka qenë teknikisht e parregullt, 6 vetura të paregjistruara, ndërsa janë hasur edhe 67 vetura të parkuara në mënyrë të parregullt.  Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 55 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën në dritë të kuqe, 8 shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe,  2 shoferë për ndalesë të parregullt, 8 shoferë nuk kanë pasur paisjet e nevojshme për dimër, një shoferë që nuk ka përdorur rripin e sigurimit dhe 8 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit.

© ZHURNAL 09.01.2019, 09:42 | E.D. | 1,106 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."